Sulm ndaj një xhamie në Holandë
Si pasojë e sulmit ndaj Xhamisë Ayasofya në Holandë janë plagosur dy persona.
517503

Xhamia që gjendet në qytetin Dordrecht u sulmua me armë nga 15 agresorë.
Ky grup sulmoi me shufra hekuri personat që gjendeshin në xhami.
Udhëheqësit e xhamisë u shprehën në median holandeze dhe e cilësuan sulmin provokim duke ftuar edhe besimtarët për gjakftohtësi.
Zëvendës kryetari i Bashkisë së Dordrecht që shkoi në vendngjarje i bëri thirrje popullit për të qenë i qetë.