Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Fenomeni “Brexit” – Takim i jashtëzakonshëm i krerëve të BE-së

Krerët e Këshillit, Komisionit dhe Parlamentit Evropian, si dhe Kryeministri i Holandës, në cilësinë e kryesuesit të radhës së Bashkimit Evropian, realizuan sot një takim të jashtëzakonshëm për të vlerësuar rezultatin e referendumit në Angli.

Fenomeni “Brexit” – Takim i jashtëzakonshëm i krerëve të BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz dhe Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në cilësinë e kryesuesit të radhës së Bashkimit Evropian, realizuan sot një takim të jashtëzakonshëm për të vlerësuar rezultatin e referendumit në Angli.

Juncker publikoi dhe lexoi deklaratën e përbashkët të liderëve të sipërcituar në një konferencë shtypi pas takimit.

“Pres një pozicionim të qartë nga Gjermania dhe Franca, dy vende lidere të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të mos zgjasë shumë kjo situatë e paqartë e krijuar nga rezultati i votimit plebishitar në Britaninë e Madhe”, tha kreu i Komisionit Evropian.

Ndërsa Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se vendimi i britanikëve për të dalë nga BE-ja është sot një pikë kthese për Evropën.

Ajo u bëri thirrje 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të mos marrin vendime të menjëhershme, por të fitojnë kohë për reflektim, pas “Brexit”.

“Jehona e Brexit për pjesën tjetër të Evropës do të shënojë një varësi jetike tek ne, 27 shtetet e Bashkimit Evropian që duhet të demonstrojmë aftësi në këtë situatë, duke mos dalë në konkluzione të shpejta pas referendumit në Britaninë e Madhe, që do të thellonin më tej ndasitë në Evropë”, u shpreh Merkel.

Kancelarja Merkel shprehu keqardhje për këtë goditje drejtuar Evropës nga fenomeni “Brexit” duke paralajmëruar kundër çdo reagimi të nxituar të BE-së.

Ajo ftoi të hënën e ardhshme në Berlin Presidentin francez, François Hollande, Kryeministrin italian, Matteo Renzi dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Me keqardhje shprehem se ne duhet të marrim në konsideratë vendimin e shumicës së popullit britanik. Kjo zgjedhje është një goditje drejtuar Evropës, një goditje drejtuar procesit të unifikimit evropian”, u shpreh ajo në një deklaratë për shtypin.

Një konferencë shtypi në lidhje me vendimin e Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian organizoi sot edhe Presidentin francez, François Hollande, i cili tha se “votimi Brexit rezultoi një test shumë i keq për Evropën”.

Duke shprehur keqardhje të thellë për rezultatin plebishitar në fjalë, Hollande nënvizoi se Franca do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në këtë proces të ri me Mbretërinë e Bashkuar, e cila është një nga aletet më të ngushta të vendit të tij.



Lajme të ngjashme