Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Britani e Madhe – Kampi “Brexit” fiton referendumin, vendi jashtë BE-së

Bashkimit Evropian nuk do të ketë më Britaninë e Madhe në gjirin e tij, ky ka qenë vendimi i nxjerrë nga numërimi i votave të referendumit në Angli, që përcakton edhe të ardhmen e tyre.

Britani e Madhe – Kampi “Brexit” fiton referendumin, vendi jashtë BE-së

Bashkimi Evropian nuk do të ketë më Britaninë e Madhe në gjirin e tij, ky ka qenë vendimi i nxjerrë nga numërimi i votave të referendumit në Angli, që përcakton edhe të ardhmen e tyre.

Sipas rezultateve zyrtare, 52% e britanikëve (rreth 17 milionë) kanë votuar pro daljes nga BE-ja duke e bërë fakt të kryer tashmë daljen nga Bashkimi Evropian; ndërkohë që 48% (afro 15 milionë e 810 mijë) kanë votuar në favor të qëndrimit në Union.

Procesi i numërimit vijon vetëm në Angli, ndërkohë që ka përfunduar në Irlandën e Veriut, Uells, Skoci dhe Gjibraltar.

Anglia dhe Uellsi kanë qenë ato që kanë përcaktuar edhe daljen nga BE-ja duke qenë edhe 2 shtetet e vetme britanike, që kanë votuar pro këtij vendimi.

Ndërkohë në Skoci, Gjibraltar dhe Irlandën e Veriut është votuar pro qëndrimit në Bashkimin Evropian.

Kanë qenë 380 qendra të numërimit në Angli, Skoci dhe Uells, ndërsa 2 qendrat zyrtare të tjera kanë qenë në Irlandën e Veriut dhe Gjibraltar.

Në Irlandën e Veriut ka pasur 18 qendra lokale numërimi, por është llogaritur vetëm si 1 qendër numërimi, kur një zyrtar ka dhënë edhe rezultatin përfundimtar.

Analistët janë të mendimit se vendimi për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk do të zbatohet menjëherë dhe se për këtë do të nevojiten 2-10 vite.



Lajme të ngjashme