“Brexit” - Ditë e zezë për Evropën; ja se ç'thonë liderët

Një shumicë prej rreth 52 për qind e votuesve britanikë zgjodhën largimin nga BE-ja, në një referendum të zhvilluar dje, duke u bërë kështu vendi i parë që largohet nga blloku i 28 anëtarëve.

“Brexit” - Ditë e zezë për Evropën; ja se ç'thonë liderët

Një shumicë prej rreth 52 për qind e votuesve britanikë zgjodhën largimin nga BE-ja, në një referendum të zhvilluar dje, duke u bërë kështu vendi i parë që largohet nga blloku i 28 anëtarëve.

Tusk: Anëtarët e tjerë të BE-së të vendosur për të qëndruar bashkë

Liderët e 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së janë të vendosur të mbeten të bashkuar pas vendimit të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga blloku, deklaroi sot Presidenti i BE-së, Donald Tusk, duke kërkuar kujdes me reagimet histerike.

“Sot, në emër të 27 liderëve të BE-së, mund të them se mbetemi të vendosur për të qëndruar të bashkuar si 27-she”, tha Tusk duke shtuar se kishte folur me secilin prej tyre ditët e fundit.

“Të 27 liderët do të zhvillojnë bisedime jozyrtare pa praninë e Kryeministrit David Cameron në një samit që do të mbahet në Bruksel javën e ardhshme”, shtoi Tusk duke theksuar se do të propozonte një reflektim më të thellë për të ardhmen e bllokut.

“Nuk do të ketë boshllëk ligjor në Britaninë e Madhe”, tha Tusk.

“Deri në finalizimin e largimit zyrtar të Londrës, legjislacioni i BE-së do të vazhdojë të zbatohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe me këtë nënkuptoj të drejtat dhe detyrimet”, theksoi ai.

epa03063535 Martin Schulz, the newly elected President of the European Parliament speaks to the MPs in Strasbourg, France, 17 January 2012. The European Union's legislature elected German Socialist Martin Schulz as its new president, as part of a routine deal between the European Parliament?s two largest political groups to share its top post. Schulz replaces former Polish prime minister Jerzy Buzek of the European People's Party - the group with the most EU lawmakers - who led the legislature for the first two-and-a-half years of its 2009-14 term. Schulz will lead the assembly until the next election in 2014. EPA/PATRICK SEEGER +++(c) dpa - Bildfunk+++Schulz: Bisedime me Merkel për mënjanimin e një reaksioni zinxhir pas “Brexit”

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, deklaroi sot se do të bisedonte me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të mënjanuar një reaksion zinxhir pas votës së britanikëve në favor të daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

I pyetur nga rrjeti televiziv gjerman, “ZDF”, për një reaksion të mundshëm zinxhir, Schulz tha se “do të diskutoj me Merkelin për një mënjanim të tillë”.

“Reaksioni zinxhir, që euroskeptikët po festojnë tani, nuk duhet të ketë asnjë arsye”, theksoi ai.

Merkel: BE-ja të tregojë maturi përballë fenomenit “Brexit”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se vendimi i britanikëve për të dalë nga BE-ja është sot një pikë kthese për Evropën.

Ajo u bëri thirrje 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të mos marrin vendime të menjëhershme, por të fitojnë kohë për reflektim, pas “Brexit”.

“Jehona e Brexit për pjesën tjetër të Evropës do të shënojë një varësi jetike tek ne, 27 shtetet e Bashkimit Evropian që duhet të demonstrojmë aftësi në këtë situatë, duke mos dalë në konkluzione të shpejta pas referendumit në Britaninë e Madhe, që do të thellonin më tej ndasitë në Evropë”, u shpreh Merkel.

Kancelarja Merkel shprehu keqardhje për këtë goditje drejtuar Evropës nga fenomeni “Brexit” duke paralajmëruar kundër çdo reagimi të nxituar të BE-së.

Ajo ftoi të hënën e ardhshme në Berlin Presidentin francez, François Hollande, Kryeministrin italian, Matteo Renzi dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Me keqardhje shprehem se ne duhet të marrim në konsideratë vendimin e shumicës së popullit britanik. Kjo zgjedhje është një goditje drejtuar Evropës, një goditje drejtuar procesit të unifikimit evropian”, u shpreh ajo në një deklaratë për shtypin.

SteinmeierSteinmeier: Ditë e trishtueshme për Evropën dhe BM-në

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi sot se rezultati i këtij referendumi shënon një ditë të trishtueshme për Evropën dhe Britaninë e Madhe.

“Lajmet që vijnë nga Britania e Madhe janë një zhgënjim. Ditë e trishtueshme për Evropën dhe Britaninë e Madhe”, tha Steinmeier në “Twitter”, në anglisht.

Hollande: “Brexit”, një test shumë i keq për Evropën

Një konferencë shtypi në lidhje me vendimin e Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian organizoi sot edhe Presidentin francez, François Hollande, i cili tha se “votimi Brexit rezultoi një test shumë i keq për Evropën”.

Duke shprehur keqardhje të thellë për rezultatin plebishitar në fjalë, Hollande nënvizoi se Franca do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në këtë proces të ri me Mbretërinë e Bashkuar, e cila është një nga aletet më të ngushta të vendit të tij.

zAyrault: Evropa vazhdon, pavarësisht votës së britanikëve

Evropa do të vazhdojë, edhe pse britanikët vendosën të largohen, por kemi shumë punë për të bërë, deklaroi sot ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault.

“Trishtim për Mbretërinë e Bashkuar. Evropa duhet të vazhdojë, por duhet të reagojë dhe të rifitojë besimin e njerëzve. Kjo është urgjente”, nënvizoi Ayrault në “Twitter”.

25 March 1957: Signing of the Treaty of Rome from left to right: Paul-Henri Spaak, Belgian Minister for Foreign Affairs; Jean-Charles Snoy et d'Oppuers, Head of the Belgian delegation at the Intergovernmental Conference; Christian Pineau, French Minister for Foreign Affairs; Maurice Faure, French Secretary of State for Foreign Affairs; Konrad Adenauer, German Federal Chancellor; Walter Hallstein, Secretary of State at the German Federal Ministry for Foreign Affairs; Antonio Segni, Italian Prime Minister; Gaetano Martino, Italian Minister for Foreign Affairs; Joseph Bech, President of the Government of Luxembourg and Minister for Foreign Affairs, Foreign Trade and Wine Growing; Joseph Luns, Dutch Minister for Foreign Affairs; Johannes Linthorst Homan, head of the Dutch delegation at the Intergovernmental ConferenceBerlin – Nesër takim i vendeve themeluese të Bashkimit Evropian

Shefat e diplomacive të gjashtë vendeve themeluese të Bashkimit Evropian do të takohen nesër në Berlin për të analizuar pasojat e referendumit në Angli, njoftoi sot Ministria e Jashtme gjermane.

“Ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier, do të presë më 25 qershor ministrin e Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, atë holandez, Bert Koenders, italianin Paolo Gentiloni, belgun Didier Reynders dhe luksemburgasin Jean Asselborn për diskutime dhe për shkëmbim idesh në lidhje me temat aktuale të politikës evropiane”, sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

StoltenbergStoltenberg: Qëndrimi i Britanisë së Madhe në NATO do të mbetet i pandryshuar

Qëndrimi i Britanisë së Madhe në NATO do të mbetet i pandryshuar pas vendimit të vendit për t’u larguar nga BE-ja, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.

“Ndërsa kjo përcakton kapitullin e ardhshëm në marrëdhënien e saj me BE-në, kam bindjen se qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar në NATO do mbetet i pandryshuar”, theksoi ai.

“Britania e Madhe do të mbetet një aleate e fortë dhe e përkushtuar i NATO-s”, shtoi Stoltenberg.

“Sakaq, NATO-ja mbetet e angazhuar për një bashkëpunim të ngushtë me BE-në. Një NATO e bashkuar, e fortë dhe e vendosur mbetet një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit në një botë të trazuar”, tha kreu i Aleancës.



Lajme të ngjashme