Gjenerali Hodges-Rusia në pozitë për të marrë shpejt Baltikun

Në bazë të asaj sesi aktualisht qëndrojnë punët në terren, ushtria ruse mund "të shkelë" vendet baltike para se NATO të mund të reagojë.

Gjenerali Hodges-Rusia në pozitë për të marrë shpejt Baltikun

Ben Hodges, gjenerali i komandës së ushtrisë amerikane në Evropë, tha se në bazë të asaj se si aktualisht qëndrojnë punët në terren ushtria ruse mund "të shkelë" vendet baltike para se NATO të mund të reagojë.

Hodges gjatë stërvitjeve ushtarake të forcave të NATO-s në Poloni, bëri disa komente për mediat gjermane, të cilat sot e cituan.

"Rusia mund të marrë shtetet baltike më shpejtë se sa ne mund të vijmë për t'i mbrojtur ata", citohet të ketë thënë Hodges në komentet e përkthyera në gjermanisht.



Lajme të ngjashme