Freier pranon gabimet e bëra në lidhje me NSU

Freier tha se nuk është vërejtur se vrasja në Dortmund në vitin 2006 është kryer nga ekstremistët e djathtë.

Freier pranon gabimet e bëra në lidhje me NSU

Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Kushtetutës në Landin e Vestfalisë Veriore, Burkhardt Freier, pohoi se janë bërë gabime gjatë hetimeve të vrasjeve të organizatës terroriste NSU (e njohur edhe si ilegaliteti Nacional-Socialist).

Freier tha se nuk është vërejtur se vrasja në Dortmund në vitin 2006 është kryer nga ekstremistët e djathtë.

Freier bëri të ditur se edhe pse dihej që gjatë periudhës në fjalë në rrethet e ekstremit të djathtë, e cila përdorë dhunë mbretëronte ideologjia për të zhvilluar një “luftë racore”, kjo nuk u ndërlidh me vrasjet e kryera nga NSU.

Duke e cilësuar këtë si një “gabim të rëndësishëm Freier tha se Agjencia për Mbrojtjen e Kushtetutës ka nxjerr mësim nga gabimet e bëra në këtë ngjarje.

Në anën tjetër në lajmin e kanalit televiziv gjerman, ARD u pretendua se Agjencia për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk hetoi celularët dhe kartat e operatorëve GSM që përdorte personi me emrin e koduar “Corelli” gjatë viteve 2007-2011 që ishte i angazhuar nga ana a agjencisë në fjalë si informator.

Në lajm thuhet se në rast të hetimit të telefonave celular dhe kartave të operatorëve GSM do të del në pah lidhja apo jo e Corellit me anëtarët e organizatës terroriste NSU, për të cilin pretendohet se nuk ka patur lidhje me këtë organizatë.

Corelli, i cili ka qenë njëri prej informatorëve më të rëndësishëm të Agjencisë për Mbrojtjen e Kushtetutës, ka qenë zbuluar në vitin 2012, ndërsa në vitin 2014 u pretendua për vdekjen e tij nga sëmundja e diabetit.

Pas vdekjes së Corellit tek Agjencia për Mbrojtjen e Kushtetutës janë gjetur 5 kartela të telefonisë celulare dhe telefoni.

Organizata terroriste NSU akuzohet për vrasjen e 10 personave mes të cilëve 8 kanë qenë turq mes viteve 2000-2007, për plaçkitje të bankave dhe për ndërmarrjen e sulmeve me bomba.      



Lajme të ngjashme