Evropa hipokrite, kritika për Turqinë dhe heshtje për Francën

Perëndimi vë kujën për të gjitha masat e marra nga Turqia në luftën kundër terrorizmit, por bie në heshtje kur bëhet fjala për Francën.

Evropa hipokrite, kritika për Turqinë dhe heshtje për Francën

Perëndimi vë kujën për të gjitha masat e marra nga Turqia në luftën kundër terrorizmit, por bie në heshtje kur bëhet fjala për Francën.

Qeveria franceze fillimisht e ndaloi marshimin gjigant të sindikatave në Paris, më pas e kufizoi atë.

Ashtu si në rastet e zbatimeve të mëparshme të dhunshme të policisë franceze, shtypi perëndimor nuk pasqyroi as këtë ngjarje, që kufizon ligjin për të drejtën e protestimit dhe marshimit.

Rrjeti britanik i transmetimeve, “BBC”, nuk i kushtoi vend në faqen kryesore ndalimit të protestave nga Parisi zyrtar.

E përditshmja “The Guardian” e kaloi ngjarjen me një njoftim të vogël në faqen ueb.

Televizioni amerikan, “CNN”, vazhdoi të përcjellë si zakonisht lajme turistike nga kryeqyteti francez.

Gazeta belge, “Dernier Heure”, gjithashtu nuk e pa të arsyeshme për ta përcjellë këtë zhvillim në faqen e saj të parë.



Lajme të ngjashme