Siri – Së paku 25 civilë të vrarë nga bombardimet në Raka

Të paktën 25 civilë, mes të cilëve 6 fëmijë, u vranë nga bombardimet mbi Raka, bastion i organizatës terroriste, DAESH, në Siri, njoftoi sot Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“Bombardimet, që u zhvilluan dje, kanë shënjestruar shumë lagje të qytetit të Rakës”, thekson OSDH-ja duke shtuar se për momentin nuk dihet nëse këto bombardime janë zhvilluar nga aviacioni rus apo ai i regjimit sirian.

Regjimi kishte filluar më 3 qershor një ofensivë për të marrë qytetin kyç të Tabakës në Provincën e Rakës duke përparuar rreth 20 kilometra.

Por terroristët e DAESH-it arritën t’i shtyjnë jashtë provincës pas një kundërsulmi të befasishëm.

Lajme të ngjashme