Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Merkel: Heqja e sanksioneve ndaj Rusisë varet nga zbatimi i marrëveshjes së Minskut

Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, në një deklaratë për mediat tha se tha se sanksionet që Evropa zbaton ndaj Rusisë mund të hiqen në qoftë se Moska i plotëson të gjitha këto detyrimet që lindin nga Marrëveshja e Minskut për Ukrainën.

ab rusya yaptırım uzatıldı.jpg

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se sanksionet që zbaton Evropa ndaj Rusisë do të hiqen vetëm në rast se Moska fillon e zbaton plotësisht Marrëveshjen e Minskut, e cila është arritur për Ukrainën.

Zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert në deklaratën që bëri tha se sanksionet në fjalë mund të hiqen në qoftë se Rusia i plotëson të gjitha këto detyrime, duke iu referuar marrëveshjes së arritur muajin e kaluar në samitin e G7-s në lidhje me qëndrimin që do të mbahet në të ardhmen ndaj Moskës.

“Në qoftë se hapat e hedhur nga Rusia do ta bënin të pashmangshme një gjë të tillë, atëherë ne jemi të gatshëm që të marrim masa shtesë me qëllim për t’ia rritur koston që do ti shkaktonte kjo Rusisë”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme