Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kerry do të takohet me kritikët e politikës siriane

John Kerry në përgjigje të pyetjeve të studentëve në një simulim diplomatik organizuar nga Qendra e Diplomacisë Amerikane tha se do të takohet me një pjesë të 51 diplomatëve që kanë kritikuar politikën e Uashingtonit ndaj Sirisë.

Kerry do të takohet me kritikët e politikës siriane

Sekretari amerikan i Shtetit (ShBA), John Kerry do të takohet me kritikuesit e politikës siriane të Uashingtonit.

Në fjalën që mbajti në një takim me studentët në një simulim diplomatik organizuar nga Qendra e Diplomacisë Amerikane mbi krizën e refugjatëve Kerry iu përgjigj edhe pyetjes në lidhje me një komunikatë të përbashkët të 51 diplomatëve të karrierës që vazhdojnë të punojnë si këshilltarë të qeverisë amerikane në lidhje me dosjen e Sirisë dhe përmes të cilës këta diplomatë kërkojnë nga Uashingtoni të ndryshojë kursin e politikës ndaj Damaskut. Komunikatën Kerry e vlerësoi me këto fjalë: “Unë e kam lexuar tekstin në fjalë. Një artikull shumë i mirë. Do të takohem me autorët”.

Edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby në konferencën ditore për mediat tha se Kerry “mendon që argumentet e artikullit janë shumë të fuqishme” duke iu shmangur detajeve.

“Sekretari Kerry do të takohet me disa prej autorëve të këtij artikulli, pasi nuk do të jetë e mundur që të takohet me të gjithë veç e veç. Por me disa prej tyre do të ketë një takim të përbashkët”, sqaroi zëdhënësi Kirby, duke shtuar se është ende herët për të folur në lidhje me atë se do të jenë apo jo pjesë e politikës amerikane ndaj Sirisë çështjet e përmendura në letrën e diplomatëve të karrierës së Departamentit amerikan të Shtetit.

Kurse zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Earnest tha se nuk mendon që Presidenti Obama ta ketë lexuar artikullin, duke shtuar se Obama nuk ka ndryshuar mendim lidhur me atë se ndërhyrja ushtarake do të sillte paqen në Siri.  

“Organizata terroriste DAESH në Siri vazhdon të jetë një faktor kërcënues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prek interesat amerikane në rajone të ndryshme të botës, prandaj ne do të vazhdojmë të fokusohemi tek DAESH-i”,- theksoi Earnest.



Lajme të ngjashme