Roma për herë të parë i besohet një femre

Kandidatja e Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y), avokatja 37-vjeçare Virginia Raggi, u zgjodh të dielën në krye të Bashkisë së Romës, duke qenë femra e parë që do të menaxhojë kryeqytetin italian.

Roma për herë të parë i besohet një femre
Roma yeni belediye başkanı Virginia Raggi2.jpg

Virginia Raggi, kandidatja e Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y), u zgjodh dje kryebashkiake e Romës, hera parë për një femër, duke i dhënë një humbje të fortë Partisë Demokrate (PD) të kryeministrit Matteo Renzi.

Rezultatet e pjesshme, pas numërimit të 80 % të votave, i japin kësaj avokateje 37 vjeç, 67,2 % të votave sipas rezultateve gati përfundimtare, me distancë nga kandidati i PD-së (qendër e majtë), Roberto Giachetti.

Në Torino fitoi gjithashtu një kandidate e L5Y-së, Chiara Appendino, 31 vjeç, duke mundur me 54 % të votave kryebashkiakun në ikje, Piero Fassino, gjithasthu një figurë e PD-së.

Në të kundërt në Milano, kryeqyteti ekonomik i Italisë, kandidati i PD-së, Giuseppe Sala fitoi me 51,7 % të votave.

Partia e Rezit mban gjithashtu Bolonjën, bastion historik i majtë, por nuk arriti dot të fitojë në Napoli, ku kryebashkiaku në ikje, Luigi De Magistris, i majtë atipik dhe armik i betuar i Renzit, u rizgjodh.

Në këto votime të pjesshme, që preknin rreth nëntë milionë votues në rreth 100 qytete, pjesëmarrja, që ishte e ulët që në raundin e parë, ka pësuar sërish tkurrje, ku në Romë mezi kaloi 50% sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme.



Lajme të ngjashme