OKB: Arrin në 65,3 milionë numri i të shpërngulurve në botë

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara në vitin 2015 në botë janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre 65,3 milionë njerëz, duke shënuar kështu një rekord të ri.

OKB: Arrin në 65,3 milionë numri i të shpërngulurve në botë

Një tjetër rekord botëror u thye në vitin 2015, me 65,3 milionë persona të shpërngulur, që janë detyruar të largohen nga banesat ose vendi i tyre për shkak të luftërave dhe persekutimit, njoftoi Komisariati i Lartë për Refugjatët në OKB (HCR).

Vit pas viti, që prej vitit 2011, data që filloi konflikti sirian, kjo shifër nuk pushon së rrituri, sipas raportit të fundit statistikor vjetor të publikuar sot nga HCR-ja, ndërkohë që ka qenë relativisht i qëndrueshëm mes vitit 1996 dhe 2011.

Në raport me vitin 2014, rritja është me 9,7 për qind.

Këto 65,3 milionë persona përfaqësojnë më shumë se sa popullsia e Britanisë së Madhe.



Lajme të ngjashme