Pentagoni konfirmon goditjen e opozitarëve sirian nga ana e Rusisë

Rusia ka goditur forcat të cilat mbështeten nga SHBA-të në luftën kundër DAESH-it në një seri sulmesh ajrore në Sirinë jugore.

513434
Pentagoni konfirmon goditjen e opozitarëve sirian nga ana e Rusisë

Rusia ka goditur forcat të cilat mbështeten nga SHBA-të në luftën kundër DAESH-it në një seri sulmesh ajrore në Sirinë jugore pranë al-Tanf, konfirmoi të premten Pentagoni për Anadolu Angency (AA).

"Avionët rusë nuk kanë qenë aktivë në këtë pjesë në jug të Sirisë për disa kohë, dhe aty nuk ka pasur kurrfarë forca tokësore ruse apo të regjimit sirian në afërsi", ka thënë zyrtari i lartë i mbrojtjes së SHBA-ve nëpërmjet një email-i.

Pas sulmit të parë, ushtria amerikane përmes kanaleve emergjente ka kërkuar nga Moska që të ndalojë sulmet, sipas disa mediave amerikane, por nuk janë dhënë informacione shtesë.

"Veprimet e fundit të Rusisë ngrenë shqetësime serioze në lidhje me qëllimet e Rusisë. Ne do të kërkojmë sqarim nga Rusia për këtë veprim të saj dhe me siguri kjo nuk do të përsëritet", shton ai.



Lajme të ngjashme