Opozitarët sirianë hidhen në sulm pas rënies së fshatrave turkmene

Në Siri, ndërkohë që vazhdojnë sulmet e regjimit të Esadit që kanë filluar para 4 ditësh kundër rajoneve të kontrolluara nga turkmenët, opozitarët në orët e para të mëngjesit kanë kaluar në kundërsulm në zonën rurale të Lazkiyes.

512900
Opozitarët sirianë hidhen në sulm pas rënies së fshatrave turkmene

Ndërmjet opozitarëve, që u vunë në veprim pas rënies së Karamalisë dhe Isa Pinarit në duart e regjimit dy ditë më parë, dhe forcave të regjimit, përjetohen përleshje të dhunshme.

Burimet lokale bëjnë të ditur se në përleshje ka shumë të vrarë dhe të plagosur.

Opozitarët duke përparuar në disa pika në rajon, shkatërruan edhe një depo armësh të regjimit.

Shpërthimet e fuqishme dëgjohen edhe nga nënprefektura Yayladagi e rrethit Hatay në Turqi.



Lajme të ngjashme