Kryeparlamentarja e Qipros turke hyn në listën e CNN

Kryetarja e Parlamentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Sibel Siber ka hyrë në listën e televizionit amerikan CNN “Gratë Lidere të Botës”.

Kryeparlamentarja e Qipros turke hyn në listën e CNN

Kryetarja e Parlamentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Sibel Siber ka hyrë në listën e përgatitur nga televizioni amerikan CNN për “Gratë Lidere të Botës”.

Pas shfaqjes së mundësisë për zgjedhjen e Hillary Clinton në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), televizioni CNN përgatiti një listë me gratë lidere sot në botë.

Në listë bëjnë pjesë gra që e kanë kryer ose janë në detyrën e presidentit apo kryeministrit.

Sipas lajmit të CNN deri më sot shtetet janë drejtuar nga më shumë 60 gra.

Emrin e Sibel Siber (sot Kryetarja e Parlamentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut) CNN e ka përfshirë në listë për postin e kryeministrit që ajo ka mbajtur në vitin 2013. Ra në sy fakti që CNN në lajmin e vet për Qipron turke përdori emrin e plotë “Republika Turke e Qipros së Veriut”.

Vendin e parë në listë e zë Sirimavo Bandaranaike, kryeministrja e Sri-Lankës në vitin 1960.



Lajme të ngjashme