Eurostat: Rënie e ndjeshme e aplikimeve për azil në BE

Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian dhe Austri ka rënë ndjeshëm gjatë tri muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave të Eurostat-it.

Eurostat: Rënie e ndjeshme e aplikimeve për azil në BE

Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian dhe Austri ka rënë ndjeshëm gjatë tri muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave të Eurostat-it.

"Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian ka rënë 33% dhe ka arritur në 290.000", tha një zëdhënës i Eurostat-it.

"Ndërkohë, gjatë periudhës janar-mars 2016, në Austri ka patur 13.880 aplikime, thënë ndryshe 55% më pak sesa periudha tetor-dhjetor", shtoi ai.

Gjermania ka numrin më të madh të azilkërkuesve, me 2.155 kërkesa për një milion banorë.

Austria ndodhet në vendin e dytë me 1.619 aplikime, Malta 904, Luksemburgu 888, Suedia 790, Hungaria 693, Sllovakia 3, Estonia 4, Rumania 11, Lituania 13, Portugalia 14 dhe Letonia 16 për një milion banorë.

Mesatarja e BE-së është 565 azilkërkues për një milion banorë.

Azilkërkuesit më të shumtë janë sirianët, 102.000, ndërsa pastaj renditen irakianët dhe afganët me 35.000 secila popullatë.



Lajme të ngjashme