Diplomatët amerikanë sugjerojnë sulm ushtarak ndaj regjimit të Esadit

51 diplomatë të karrierës në Departamentin amerikan të Shtetit kanë publikuar një komunikatë të përbashkët që kritikon politikën e Shtëpisë së Bardhë ndaj Sirisë dhe bën thirrje për të realizuar një sulm ushtarak kundër regjimit të Esadit.

513055
Diplomatët amerikanë sugjerojnë sulm ushtarak ndaj regjimit të Esadit

Diplomatët janë të mendimit se qasja aktuale e Uashingtonit zyrtar është në disfavor të opozitës siriane dhe e ndihmon qëndrimin e Esadit në pushtet.

Komunikata, e cila është firmosur nga 51 diplomatë të nivelit të mesëm dhe të lartë që ofrojnë konsulencë në lidhje me çështjen e Sirisë, paralajmëron lidhur me kërcënimin e regjimit të Esadit përmes një operacioni ushtarak bindës, ndërsa shkruan se në rast të kundërt Damasku zyrtar nuk do ta ndjejë presionin (e jashtëm) për të negociuar me kundërshtarët e regjimit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në një dalje publike tha se e kishin pranuar komunikatën në fjalë, por nuk bëri asnjë koment lidhur me përmbajtjen e saj.

Mësohet se komunikata përcjell shqetësimet mbi dobitë që do ti sillte regjimit dështimi i procesit të paqes i udhëhequr nga partneriteti Rusi-ShBA.



Lajme të ngjashme