Britani e Madhe – Deklaratat më të forta pro dhe kundër "Brexit"

Më datë 23 qershor zhvillohet referendumi mbi fatin e Britanisë së Madhe, nëse ajo do të qëndrojë ose jo në Bashkimin Evropian. Më poshtë vijojnë deklaratat më pikante të kësaj fushate, që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.

Britani e Madhe – Deklaratat më të forta pro dhe kundër "Brexit"

Më datë 23 qershor zhvillohet referendumi mbi fatin e Britanisë së Madhe, nëse ajo do të qëndrojë ose jo në Bashkimin Evropian. Më poshtë vijojnë deklaratat më pikante të kësaj fushate, që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.

- Deklarata kundër Brexit -

Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Evropian: “Dezertorët nuk do të priten krahëhapur.”

Donald Tusk, President i Këshillit Evropian: “Si historian, trembem se një Brexit nuk do të sjellë vetëm fillimin e shkatërrimit të BE-së, por edhe të qytetërimit perëndimor.”

David Cameron, Kryeministri i Britanisë së Madhe: “Gjëja e mirë për të bërë, gjëja britanike për të bërë është që të luftojmë për një Britani të Madhe në Bashkimin Evropian dhe jo për opsionin e Anglisë së vogël të Nigel Farage. Është në interes kombëtar të Britanisë së Madhe që të mbahet një objektiv i përbashkët në Evropë për të evituar konflikte të ardhshme mes vendeve evropiane.”

Alex Salmond, deputet i partisë indipendentiste skoceze, SNP: “Do të jetë ashtu siç Duka i Velingtonit, Feldmareshali Arthur Wellesley, përshkruante Betejën e Vaterlos: Një rezultat shumë i ngushtë.”

Barack Obama, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: “Bashkimi Evropian nuk e zvogëlon influencën britanike, por e amplifikon.”

Willem-Alexander, Mbreti i Holandës: “Buqeta evropiane nuk është e plotë pa karafilin spanjoll, pa zambakun francez (…) dhe tulipanët holandezë e hungarezë. Si dhe nuk është e plotë gjithashtu pa trëndafilin anglez.”

Ken Loach, kineast: “Për të majtën, është një çështje shumë e vështirë sepse BE-ja aktuale është një projekt neoliberal (…) Por nëse ne dalim, atëherë do të përballemi me një qeveri shumë të djathtë të drejtuar nga dy politikanë të ekstremit të djathtë, (Michael) Gove dhe (Boris) Johnson, si dhe do të jemi edhe më thellë në një politikë neoliberale.”

Wolfgang Schauble, ministri gjerman i Financave: “Brenda është brenda, jashtë është jashtë (…) Vendi duhet t’i qëndrojë rregullave të një klubi, nga i cili ka kërkuar të dalë.”

- Deklarata pro Brexit -

Boris Johnson, ish-kryebashkiak i Londrës: “Historia evropiane është e shënuar me tentativa për të arritur kohën e artë të paqes dhe prosperitetit të epokës romake. Napoleoni, Hitleri, shumë persona janë përpjekur ta bëjnë dhe kjo ka përfunduar në mënyrë tragjike. BE-ja është një tjetër prej këtyre tentativave, por me metoda të tjera.”

Nigel Farage, shefi i partisë eurofobe dhe kundër emigracionit, Ukip: “Ne jemi britanikë (…) Ne nuk do të lejojmë të trembemi nga kushdo, mbi të gjitha nga një i pazgjedhur si Jean-Claude Juncker, sado sharmant të jetë ai. (...) Britanija e Madhe drejton BE-në? Presidenti Obama nuk paska dëgjuar asnjëherë të flitet për Angela Merkelin.”

Michael Dobbs, autori i “House of Cards” : “Kur jeni në bord të kësaj varke, që shkon drejt një ajsbergu të madh dhe keni 28 kapitenë në komandë, mund të themi se ka shumë persona në bord.”

Roger Daltrey, këngëtar i grupit “The Who”: “BE-ja është antidemokratike. Ajo është krijuar në butësi dhe do të bier nën peshën e paaftësisë së saj. (…) Nëse vjen era mi dhe ngjan me një mi, me shumë mundësi është një mi. Dhe ta pranojmë, Evropa mban erë.”

Sol Campbell, ish-futbollist ndërkombëtar: “Ne kemi ekipe të mbushura me lojtarë të huaj mediokër, kryesisht evropianë, që bllokojnë talentet e reja angleze apo britanike.”



Lajme të ngjashme