Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Brennan paralajmëron për sulmet e DAESH-it edhe jashtë Sirisë

Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan paralajmëroi se organizata terroriste DAESH, e cila ruan fuqinë e saj globale, do të mund të kryej sulme terrori edhe në vende tjera përveç atyre në Irak dhe Siri.

Brennan paralajmëron për sulmet e DAESH-it edhe jashtë Sirisë

Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan paralajmëroi se organizata terroriste DAESH, e cila ruan fuqinë e saj globale, do të mund të kryej sulme terrori edhe në vende tjera përveç atyre në Irak dhe Siri.

Në panelin e organizuar me temë “Aktivitetet e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës” të mbajtur në Komisionin e Inteligjencës të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), drejtori i CIA-s tha se në sulmet ajrore të ndërmarra ndaj organizatës terroriste DEASH si objektiv janë marr udhëheqësit e lartë të kësaj organizate.

Duke e bërë të ditur se DAESH edhe krahas kësaj në një masë të caktuar vazhdon të mbaj fuqinë dhe të reziston, Brennan tha: “Sipas të gjitha gjasave DAESH do të përdor më shumë taktika guerile kundër territoreve të humbura në Irak dhe Siri. Përveç këtyre dy vendeve DAESH do të mund të marr në objektiv edhe objektiva të rëndësishme jashtë këtyre dy vendeve”.

Brennan tha se DAESH ka trajnuar anëtarët e saj për sulme të tilla, ndërsa vijoi me këto fjalë: “DAESH-i ka luftëtarë të shumtë nga bota perëndimore. Këta janë fuqi potenciale për sulme ndaj perëndimit”.

Brennan gjithashtu tha se terroristët e DAESH-it mund të jenë fshehur në mesin e refugjatëve për të hyrë në vendet perëndimore dhe do të mund të infiltrohen edhe nëpërmjet rrugëve detare.

“Fatkeqësisht krahas progresit të arritur në fushëbetejë dhe në fushën e financave në luftën kundër DAESH-it, vazhdon bashkëngjitja në këtë organizatë në botëkuptimin global”, - vlerësoi Brennan.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes se a ka lidhje sulmi i terrorit ndaj një klubi nate në Orlando të SHBA-së me DAESH-in, Brennan tha se “Nuk kemi hasur në gjurmë që do të dëshmonin lidhjen e agresorit me ndonjë grup të jashtëm terrori”.  



Lajme të ngjashme