Zvicër – Parlamenti miraton tërheqjen e aplikimit për anëtarësim në BE

Parlamenti Federal i Zvicrës ka miratuar projektligjin për tërheqjen e aplikimit të bërë në vitin 1992 për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Zvicër – Parlamenti miraton tërheqjen e aplikimit për anëtarësim në BE

Parlamenti Federal i Zvicrës ka miratuar projektligjin për tërheqjen e aplikimit të bërë në vitin 1992 për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE).

Siç njoftojnë mediat zvicerane, Parlamenti Federal e ka vlerësuar si “të pakuptimtë” vazhdimin e këtij aplikimi “joaktiv”.

Ndërsa ministri zviceran i Punëve të Jashtme, Didier Burkhalter, deklaroi se aplikimi për anëtarësim në BE është i “pavlefshëm” dhe do të tërhiqet.

Zvicra aplikoi zyrtarisht për anëtarësim e saj në Bashkimin Evropian më datë 20 maj të vitit 1992, por në referendumin e mbajtur në vend gjatë po të njëjtit viti 50,3% e votuesve i thanë “jo” anëtarësimit.

Disa ditë pas këtij vendimi plebishitar, qeveria zvicerane pezulloi negociatat e aderimit në BE, megjithatë nuk e tërhoqi kërkesën për anëtarësim.



Lajme të ngjashme