Siri-271 civilë të vrarë në sulmet e ndërmarra prej fillimit të Ramazanit

Avionët dhe helikopterët rus dhe të regjimit bombardojnë objektivat e opozitarëve në Siri.

Siri-271 civilë të vrarë në sulmet e ndërmarra prej fillimit të Ramazanit

Në sulmet e ndërmarra prej fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ndaj zonave të kontrolluara nga ana e opozitarëve në Siri nga ana e forcave të regjimit dhe avionëve luftarak rus janë vrarë 271 civilë.

Avionët dhe helikopterët luftarak rus dhe të ushtrisë siriane edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit vazhdojnë të godasin vendbanimet e kontrolluara nga opozitarët me në krye Halepin me bomba vakum dhe bomba fuçi.

Në mesin e objektivave të goditura janë spitalet, tregjet dhe qendrat e mbrojtjes civile.

Ndërsa në mesin e 271 viktimave civilë ndodhet 17 fëmijë dhe 14 gra.

Në anën tjetër në përleshjet e sotme mes turkmenëve dhe forcave të regjimit në Bayirbucak që është zona rurale e Latakijes, janë vrarë 25 opozitarë.

Ndërkaq 7 të plagosur u sollën në kufirin e Turqisë dhe prej këtu u dërguan në spitalin e Hatayit për kurim.

Forcat e regjimit të cilat kanë intensifikuar sulmet në zonat në afërsi të kufirit, arritën të vënë nën kontroll fshatin Isapinar që ishte në duart e opozitarëve.

Ndërkaq edhe në zonën e fshatrave tjera turkmene si Karaman, Yamadi, Çumeren, Kelez dhe Sallur jetohen luftime intensive.

Tymi i dendur që ngritët në këtë zonë vihet re edhe nga ana e Turqisë.



Lajme të ngjashme