Obama u përgjigjet kritikave për mospërdorimin e shprehjes "Islami radikal"

“Identifikimi i një kërcënimi me një emër tjetër nuk e asgjëson atë", - ka thënë Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Obama u përgjigjet kritikave për mospërdorimin e shprehjes "Islami radikal"

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, për kritikat për mospërdorimin e shprehjes “islami radikal” në lidhje sulmin e terrorit në vend ka thënë se “Identifikimi i një kërcënimi me një emër tjetër nuk e asgjëson atë. Kjo është një shpërndarje e vëmendjes politike”.

Presidenti Obama në Departamentin amerikan të Thesarit organizoi një mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar për tu informuar në lidhje me sulmin në Orlando ku humbën jetën 49 persona dhe në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Në prononcimin e tij të bërë pas mbledhjes, Presidenti Obama në lidhje me sulmin në Orlando ndaj një klubi nate tha se “Aktualisht nuk kemi asnjë informatë se sulmi në Orlando ishte organizuar nga ana e ndonjë organizate të huaj terroriste”.

Obama në përgjigj ndaj kritikave për mospërdorimin e shprehjes “islami radikal” të bërë nga ana e Republikanëve në Kongres ku ata kishin thënë se “Pa përkufizimin e DAESH-it si islamistët radikal, kjo organizatë nuk do të mund të mposhtet”, u shpreh kështu: “Çfarë dobie do të sjell përdorimin i këtij përkufizimi? Çfarë do të ndryshoj? A do të garantonte vrasjen e më pak amerikanëve nga ana e DAESH-it? A do të përfitonim më shumë aleat? Përgjigjja është asnjëra prej këtyre. Përkufizimi i një kërcënimi me një emër tjetër nuk e asgjëson atë. Kjo është një shpërndarje e vëmendjes politike. Gjatë mandatit tim 7 vjeç e gjysmë si President ne nuk patëm asnjë strategji të pazbatueshme për shkak të mospërdorimit të përkufizimit “islami radikal”. Asnjë këshilltar asnjëherë nuk ka thënë që ‘Do ta mposhtim atë nëse e përdorim këtë përkufizim’”.

Presidenti Barack Obama nënvizoi se organizata terroriste DAESH nuk e përfaqëson islamin.

Obama pa përmendur emër kritikoi ashpër edhe propozimin e kandidatit për president të Partisë Republikane, Donald Trump për të ndaluar hyrjen e myslimanëve në SHBA.

“A do ti diskriminojmë myslimanët e SHBA vetëm për shkak të besimit të tyre?”, -pyeti Obama, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Kjo nuk është ajo Amerikë që duam ne. Kjo nuk pasqyron idealet tona demokratike. Kjo nuk do të na bëjë më të sigurt, por të kundërtën. Përkrahja e mendimit të DAESH-it se perëndimi urren myslimanët do ti lë myslimanët e këtij vendi dhe në mbarë botën në bankën e të akuzuarve dhe nën sulm pa marr parasysh se çfarë bëjnë. Kjo do të bënte që myslimanët e SHBA-së të ndjehen të tradhtuar nga qeveria e tyre”.

Presidenti Obama informoi edhe në lidhje me situatën e fundit në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, ndërsa shtoi se organizata terroriste ka stagnuar në Irak dhe Siri, ka humbur më shumë se 120 liderë të saj dhe se janë ndërprerë të gjitha lidhjet e organizatës me sistemin ndërkombëtar të financave.

Edhe në lidhje me Sirinë, presidenti tha se vështirësitë e civilëve në këtë vend nuk kanë marr fund me marrëveshjen për ndalimin e luftimeve.

Duke tërhequr vëmendjen në përgjegjësinë e regjimit të Esadit për shkeljen e kësaj marrëveshjeje, Presidenti Obama tha: “Ne do të vazhdojmë me presionin tonë politik për dhënie fund të luftës civile në Siri që do të përfundon me një proces të tranzicionit pa Esadin”.



Lajme të ngjashme