Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Xi pret Merkelin pas konsultimeve kino-gjermane për tregun

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është mirëpritur nga presidenti i Kinës Xi Jinping pasditen e së hënës, pas konsultimeve kino-gjermane të cilat janë fokusuar në shqetësimet mbi tregun, pas “ngopjes” së tij me çelikun e Kinës.

Xi pret Merkelin pas konsultimeve kino-gjermane për tregun

Xi ka pritur Merkelin për bisedime dhe për darkë zyrtare në fund të etapës së dytë të vizitës së saj triditore në Kinë, në të cilën do të përfshihet nesër edhe një vizitë në fabrikën e veturave BMW në qytetin Shenyang në verilindje të vendit.

Konsultimet kino-gjermane mes Merkelit dhe kryeministrit të Kinës, Li Keqiang, të cilat janë mbajtur për herë të katërt gjatë mandatit të Merkelit, janë fokusuar mbi konfliktin tregtar për refuzimin e Evropës të klasifikojë Kinën si treg ekonomik.

“Ne nuk e harrojmë premtimin” ,deklaroi Merkel në një konferencë për shtyp duke iu referuar protokolleve në të cilat Kina do të konsiderohet si treg ekonomik, 15 vjet pas anëtarësimit të saj në Organizatën Botërore të Tregtisë, në vitin 2001.

Bashkimi Evropian akuzon Kinën se ka stimuluar krizën e mbiprodhimi në tregun global të celikut me çmime eksporti padrejtësisht të ulëta dhe subvencione të cilat lejojnë prodhuesit të zhvillohen pavarësisht mungesës së kërkesës.

Statusi i tregut ekonomik do të qetësonte disa nga politikat kundër rolit mbizoterues në treg te cilave u nënshtrohet eksporti i Kinës.

“Kina i ka përmbushur detyrimet kur hyri në Organizatën Botërore të Tregtisë. Tani është radha e të tjerëve të përmbushin detyrimet”, deklaroi Li para gazetarëve.



Lajme të ngjashme