Sulmi terrorist në Paris, 2 të vrarë

Në lagjen Magnanville në veriperëndim të Parisit, një polic që kthehej nga puna, u sulmua përpara ndërtesës ku banonte dhe u vra si pasojë e goditjeve me thikë të agresorit që më pas mori peng familjen e policit.

Sulmi terrorist në Paris, 2 të vrarë

Në krizën e peng marrjes së përjetuar në orët e vona të mbrëmjes së ditës së hënë në veriperëndim të Parisit, agresori që vrau një polic dhe bashkëshorten e tij, u vra në operacionin e policisë.

Sulmi u mor përsipër nga organizata terroriste e DAESH-it.

Në ngjarjen e përjetuar në lagjen Magnanville në veriperëndim të Parisit, një polic që kthehej nga puna, u sulmua përpara ndërtesës ku banonte dhe u vra si pasojë e goditjeve me thikë.

Sulmuesi më pas hyri në ndërtesë ku mori peng bashkëshorten dhe fëmijët e policit.

Ekipi i forcave speciale të policisë franceze, quajtur “Raid” pasi mbërriti në vendngjarje rrethoi plotësisht banesën.

Negociatat ndërmjet policisë dhe sulmuesit mbetën pa rezultat, kështu që ekipi special bastisi shtëpinë ku gjendeshin pengjet.

Në operacion, agresori që vrau bashkëshorten e policit u shtie në dorë i vdekur, ndërsa fëmijët u shpëtuan.  

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Francës, Pierre-Henri Brandet, në deklaratën me shkrim të dhënë pas operacionit, dënoi sulmin në fjalë dhe bëri të ditur se edhe bashkëshortja e policit ishte nëpunëse në Ministrinë e Brendshme.  

Ky është sulmi i parë terrorist në Francë ku u shpall gjendje e jashtëzakonshme pas sulmeve në Paris ku humbën jetën 130 persona, pra  që nga muaji nëntor e deri më sot.



Lajme të ngjashme