Francë-Ndalon jeta për shkak të protestave

Me qindra mijëra persona të mbledhur në Paris marshuan drejt Asamblesë Kombëtare në shenjë proteste ndaj kodit të ri të punës.

Francë-Ndalon jeta për shkak të protestave

Protestat dhe grevat kundër reformave të kodit të punës që vazhdojnë duke u përhapur çdo herë e më shumë në Francë bënë që jeta të vijë deri në pikën e ndaljes.

Krahas punonjësve të kompanive të linjave ajrore, të hekurudhave dhe metrove, këtyre grevave u janë bashkëngjitur edhe ngasësit e taksive.

Gazetarët dhe adhuruesit e futbollit, të cilët janë të detyruar të kalojnë nga qyteti në qytet për të ndjekur ndeshjet, jetojnë çaste të vështira për shkak të valës së grevave.

Ndërkaq me qindra mijëra persona të mbledhur në Paris marshuan drejt Asamblesë Kombëtare në shenjë proteste ndaj kodit të ri të punës.

Tërheqin vëmendjen ndërhyrjet e ashpra të policisë ndaj protestuesve.

Forcat e sigurisë, të cilat përdorin shufra gome për të shpërndarë protestuesit, përdorin edhe gaz lotsjellës.

Sekretari i Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve, CGT, Philippe Martinez duke rikujtuar se janë duke bërë përpjekje për gati 4 muaj bëri të ditur se punëtorët që do të vijnë për protesta në Parisë do të transportohen me 450 makina.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se a do të takohet edhe me Ministren e Punës, Myriam el Khomri, që është edhe hartuesja e projektligjit në fjalë, Martinez tha: “Ministrja e ka numrin tim të telefonit, nëse dëshiron të arrijë progres unë jam në dispozicion”.

Protestat e organizuara me qëllim të njëjtë më 31 mars qenë përkrahur nga ana e 1,2 milionë punëtorëve në 250 qytete.

Në qoftë se miratohet projektligji atëherë orari maksimal i punës nga 10 orë në ditë do të dalë në 12 orë në ditë.

Sindikatat, të cilat tërheqin vëmendje në humbje të mëdha që do të jetohen në të drejtat e punëtorëve, u bëjnë thirrje qeverisë për të tërhequr projektligjin në fjalë në të kundërtën nuk do të heqin dorë nga grevat dhe protestat.



Lajme të ngjashme