DAESH-i, kërcënimi më i madh për vendet e BE-së

Kërcënimi më i madh për vendet e Bashkimit Evropian (BE) është organizata terroriste, DAESH.

DAESH-i, kërcënimi më i madh për vendet e BE-së

Kërcënimi më i madh për vendet e Bashkimit Evropian (BE) është organizata terroriste, DAESH...

Sipas një artikulli të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, “Reuters”, bazuar në sondazhin e realizuar javën e kaluar në 10 shtete të Evropës nga “Pew Research Center”, qendër kërkimore me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 9 nga këto shtete e konsiderojnë DAESH-in si kërcënimin më të madh.

Organizata terroriste në fjalë është cilësuar si “një kërcënim madhor” nga 93% e qytetarëve spanjollë dhe nga 91% e francezëve.

Kurse për popullin grek kërcënimi më i madh nuk është DAESH-i.

Në Greqi, 95% e qytetarëve shikojnë destabilitetin ekonomik global si kërcënimin më të madh për vendin e tyre.

Sakaq, ndryshimi i klimës është vlerësuar si një ndër kërcënimet më të mëdha në të 10 vendet evropiane të anketuara nga “Pew Research Center”.



Lajme të ngjashme