Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Obama për ngjarjen në Orlando: Një akt terrori dhe urrejtjeje

Në deklaratën që bëri të dielën Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ngjarjen në Orlando e cilësoi si akt terrori dhe urrejtjeje.

orlando müslümanlar tepkiler.jpg

Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi të dielën se ngjarja në Orlando ishte një akt terrori dhe urrejtjeje.

“Ne kemi shumë të dhëna për të thënë se kemi të bëjmë me një akt terrori dhe urrejtjeje’’, deklaroi presidenti Obama.

Të paktën 50 persona u vranë të dielën gjatë orëve të para të mëngjesit në një klub nate në Orlando, në Florida, ku forcat speciale amerikane të SWAT-it kanë ndërhyrë menjëherë për të liruar personat që mbaheshin peng nga një person i armatosur.

“Ngjarja u pasua me pengmarrje”, deklaroi kreu i policisë, John Mina gjatë një konference shtypi.

“Fatkeqësisht rreth 50 persona mbetën të vrarë nga të shtënat në brendësi të klubit të natës”, deklaroi agjenti special i FBI-së, Ron Harper.

Ai shtoi se 42 të plagosurit u dërguan menjëherë drejt tre spitaleve më të afërta.



Lajme të ngjashme