Kryeparlamentari gjerman thërret vendin e tij të ballafaqohet me të kaluarën

"Nuk duhet të harroj të përballet me akuzat për krimet e kolonizimit të kryera në të kaluarën imperialiste", - ka hënë Lammert.

Kryeparlamentari gjerman thërret vendin e tij të ballafaqohet me të kaluarën

Norbert Lammert, kryetari i Parlamentit Federal të Gjermanisë (Bundestag), ka thënë se vendi i tij nuk duhet të harroj të përballet me akuzat për krimet e kolonizimit të kryera në të kaluarën imperialiste.

Lammert në deklaratën e tij të bërë në kanalin e dytë televiziv gjerman “ZDF” ka thënë se “Nën dritën e zhvillimeve të ditëve të fundit e gjejë të turpshme dhe trishtueshme mosngritjen e hapur të kësaj çështjeje nga ana e Gjermanisë”.

Ai gjithashtu shtoi se nga parlamenti pret edhe një prononcim në lidhje me këtë çështje.

Kryengritja e vendorëve në Namibinë e sotme në vitin 1904 ishte shtypur në mënyrë të përgjakshme nga ana e fuqive kolonialiste gjermane me çrast janë vrarë të paktën 60 mijë pjesëtarë të fisit Herero dhe 10 mijë pjesëtarë të fisit Nama.

Gjenerali gjerman, Lothar von Trotha kishte dhënë urdhrin për eliminimin e këtyre dy fiseve.

Kryeparlamentari gjerman Lammert në vitin 2015 këto krime të kryera në vitin 1904 i kishte cilësuar si masakër.



Lajme të ngjashme