Irak-3 mijë e 708 familje të larguara nga Feluxha

Për shkak të luftimeve në këtë qytet janë të bllokuar rreth 50 mijë irakianë të tjerë.

Irak-3 mijë e 708 familje të larguara nga Feluxha

Në Irak ku janë duke vazhduar operacionet për rimarrjen e qytetit të Feluxhas të provincës Ambar,  janë larguar 3 mijë e 708 familje në drejtim të zonave të kontrolluara nga ana e shtetit.

Udhëheqja vendore dhe organizatat e posaçme janë duke bërë përgatitje për të plotësuar nevojat themelore të refugjatëve të larguar nga Feluxha.

Në deklaratën e përbashkët me shkrim të publikuar javën e kaluara nga ana e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim e Kombeve të Bashkuara (IOM) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) u tha se më shumë se 50 mijë irakian nuk kanë dalë nga Feluxha për shkak të luftimeve.

Forcat e ushtrisë irakiane, të forcave policore, milicët shii Hashdi Shabi dhe forcat e fiseve sunite më 23 maj kanë rifilluar një operacion të përbashkët për rimarrjen e Feluxhas që kontrollohet nga DAESH.

Feluxha, ku me shumicë jetonin sunitë, të cilën organizata terroriste DAESH mori nën kontroll në vitin 2014 në Irak, pas Mosulit është qyteti i dytë më i madh në vend që ndodhet nën kontrollin e DAESH-it.



Lajme të ngjashme