SHBA – Sulm me armë zjarri në një klub nate, 20 të vrarë

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë plagosur brenda një klubi nate në qytetin Orlando, në qendër të Floridës, bëjnë të ditur burimet policore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shefi i policisë në Orlando, John Mina, bëri me dije se numri i të vrarëve nga ky sulm me armë zjarri në një lokal argëtimi, edhe pse ende jo definitiv, është rreth 20.

John Mina shtoi gjithashtu se agresori, që u vra nga forcat e sigurisë pasi kishte marrë peng edhe disa persona, ishte i armatosur me pushkë, pistoletë dhe disa lloje pajisjesh të dyshimta.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në SHBA njoftoi se sulmi në Orlando po hetohet si një akt terrorist, nëse ky ishte një akt i terrorizmit të brendshëm apo ndërkombëtar dhe nëse agresori ishte vetëm apo i mbështetur nga të tjerë.

Lajme të ngjashme