Kazakistan – Arrestohen autorët e sulmeve terroriste të 5 qershorit

Kazakistani njoftoi sot se ka arrestuar autorët, që kryen javën e fundit disa sulme terroriste të pretenduara nga një grup radikal, ku u shënuan 7 të vdekur në këtë shtet të Azisë Qendrore.

509255

Katër civilë dhe tre ushtarë u vranë më 5 qershor nga një grup personash të armatosur, që hapën zjarr mbi armaturën e një depoje armësh në përpjekje për të sulmuar një bazë ushtarake në Aktobe, një qytet me rreth 400.000 banorë që ndodhet 100 km nga kufiri rus.

“Të gjithë pjesëmarrësit e këtij sulmi janë çarmatosur dhe më pas arrestuar”, njoftoi sot siguria kombëtare në një deklaratë, pa dhënë detaje për numrin e saktë të autorëve.

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, akuzoi dy ditë më parë disa radikalë selefistë si autorë të mundshëm të këtij sulmi terrorist.

Lajme të ngjashme