Angli – David Cameron: “Brexit”, një dekadë e humbur për britanikët

Kryeministri britanik, David Cameron, paralajmëroi sot në mëngjes kundër një “dekade të humbur” në rast të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

“Rezultati do të jetë një dekadë e humbur për Britaninë e Madhe, në fushën e rritjes ekonomike, investimeve, shpenzimeve sociale, nëse britanikët zgjedhin opsionin 'Brexit' në referendumin e 23 qershorit”, deklaroi ai për kanalin televiziv, “BBC One”.

“Do të kemi një dekadë pasigurie, në të cilën duhet rinegociuar marrëveshja tregtare me BE-në, që do të përthithë energjinë e qeverisë dhe të vendit tonë”, shtoi ai në një emision politik, “The Andrew Marr Show”.

Ndërkohë që mesatarja e sondazheve të fundit i vendos kampet “brenda” dhe “jashtë” BE-së në një rezultat mjaft të ngushtë, kreu i Londrës zyrtare u kërkoi shtetasve që të votojnë pro qëndrimit në Bashkimin Evropian.

Nigel Farage, përfaqësuesi kryesor i kampit pro “Brexit” dhe kreu i partisë eurofobe, Ukip, nga pikëpamja e kundërt vlerësoi se i duhet dhënë fund këtij projekti të dështuar.

Lajme të ngjashme