“Air France” mbulon 80% të fluturimeve në ditën e tretë të grevës së pilotëve

Kompania “Air France” parashikon të mbulojë 80% të flurimeve të saj ditën e hënë, që përkon me ditën e tretë të grevës së pilotëve, bëri të ditur kompania në një deklaratë.

“Air France” mbulon 80% të fluturimeve në ditën e tretë të grevës së pilotëve

Kompania “Air France” parashikon të mbulojë 80% të flurimeve të saj ditën e hënë, që përkon me ditën e tretë të grevës së pilotëve dhe të katërtën e fillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit (EURO 2016) në Francë, bëri të ditur kompania në një deklaratë.

“Më shumë se 85% e fluturimeve me distanca të gjata dhe brenda vendit janë marrë përsipër, si dhe rreth 70% e fluturimeve me distanca jo shumë të gjata dhe drejt aeroportit 'Charles de Gaulle' të Parisit”, sqaroi kompania.

“Megjithatë nuk përjashtohen anulime dhe vonesa të minutës së fundit”, sipas drejtorisë, që numëron 27% të ekipit të pilotëve në grevë. Për sot “Air France” synon të kryejë 77% të fluturimeve.

Kjo grevë pritet të shkaktojë rreth 30 milionë euro dëme në ditë, ndërkohë që ajo parashikohet të prekë jo pak edhe sportdashësit, që planifikojnë të shkojnë në Francë për të ndjekur EURO 2016-n.

Lëvizja sociale e kryesuar nga tri sindikatat e pilotëve me kërkesë për të ruajtur vendet e punës dhe kushtet e shpërblimeve në punë pritet të përfundojë të martën në mbrëmje, nëse nuk do të ketë ndryshime të minutës së fundit.



Lajme të ngjashme