Stoltenberg: Aleatët të rrisin buxhetin e mbrojtjes

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nxiti aleatët të respektojnë angazhimet e tyre mbi shpenzimet në çështjet e mbrojtjes ndërkohë që Aleanca po përballet me një situatë sigurie të vështirë.

Stoltenberg: Aleatët të rrisin buxhetin e mbrojtjes

Vendet e NATO-s janë angazhuar më 2014, gjatë mbledhjes në Uells, që të bllokojnë rënien e vazhdueshme të shpenzimeve ushtarake që brenda një dekade të rikthehen në nivelin e dy për qind të PBB-së.

Jens Stoltenberg e bëri këtë thirrje të re pas një takimi me ministrin holandez, Mark Rutte në Hagë dhe para një mbledhje në Varshavë në fillim të korrikut.



Lajme të ngjashme