Sanders: I gatshëm të punoj me Clinton për të mundur Trump

Senatori i shtetit të Vermontit, Bernie Sanders, theksoi vullnetin e tij për të punuar me Clinton, që sapo fitoi primaret demokrate amerikane, për të mundur republikanin Trump duke ritheksuar gjithashtu se për momentin vazhdon të jetë në garë.

Sanders: I gatshëm të punoj me Clinton për të mundur Trump

“Jam i paduruar ta takoj së shpejti për të parë se si mund të punojmë së bashku për të mundur Donald Trump dhe për të krijuar një qeveri që na përfaqëson të gjithë”, theksoi ai në Shtëpinë e Bardhë në përfundim të një takimi me presidentin Barack Obama.

Kandidati 70-vjeçar mbetet teknikisht në garë ndonëse është e garantuar se konventën e Filadelfias në fund të korrikut do ta fitojë rivalja e tij.



Lajme të ngjashme