Irak – UNAMI: E pamundur të plotësojmë nevojat e refugjatëve

Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara për Irakun (UNAMI) njoftoi të premten se e kanë të pamundur të plotësojnë nevojat e refugjatëve në Irak për shkak të pakësimit të ndihmave, që bëhen nga vendet donatore.

Irak – UNAMI: E pamundur të plotësojmë nevojat e refugjatëve

Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara për Irakun (UNAMI) njoftoi të premten se e kanë të pamundur të plotësojnë nevojat e refugjatëve në Irak për shkak të pakësimit të ndihmave, që bëhen nga vendet donatore.

“Autoritetet e OKB-së në Irak e kanë të pamundur të gjejnë fondet e nevojshme për të ndihmuar refugjatët dhe kjo si pasojë e financimit të pamjaftueshëm nga shtetet donatore”, është shprehur koordinatorja e Organizatës së Kombeve të Bashkuar për Çështjet Humanitare në Irak, Lise Gande, fjalët e të cilës janë përcjellë edhe në një komunikatë me shkrim të Ministrisë irakiane të Zhvendosjes dhe Emigracionit.

Grande u bëri thirrje të gjitha vendeve që të financojnë OKB-në për t’u shkuar në ndihmë familjeve refugjate, si dhe për të mbështetur fuqishëm Ministrinë e Zhvendosjes dhe Emigracionit në Irak.

Ndërsa vetë ministri irakian i Zhvendosjes dhe Emigracionit, Jassim Mohammed, sipas komunikatës me shkrim të sipërcituar, është prononcuar me këto fjalë: “Ministria do që të marrë ndihmat e nevojshme dhe do të plotësojë nevojat e domosdoshme të familjeve refugjate. Financimi nga komuniteti ndërkombëtar i organizatave humanitare, që operojnë në vendin tonë, do të jetë një kontribut madhor në lidhje me përmbushjen e nevojave të refugjatëve.”

Sipas të dhënave të OKB-së, të paktën 3,4 milionë irakianë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në dy vitet e fundit dhe gjysma e tyre janë fëmijë.

Kombet e Bashkuara dhe shumë organizata të tjera për të drejtat e njeriut theksojnë se rreth 10 milionë njerëz në Irak kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare.



Lajme të ngjashme