Francë – EURO 2016 nis sot, por grevat e protestat s’kanë të ndalur

Franca fillon sot mikpritjen e Kampionatit Evropian të Futbollit (EURO 2016) nën hijen e grevave dhe protestave kundër projektrezolutës për reformën e Kodit të Punës, një lëvizje e qeverisë kjo që po e çon vendin në kaos.

Francë – EURO 2016 nis sot, por grevat e protestat s’kanë të ndalur
fransa-da grev ve protestolar.jpg
fransa çöp.jpg
Paris Fransa.jpg
fransa grev.jpg
fransa belçika protesto.jpg

Franca fillon sot mikpritjen e Kampionatit Evropian të Futbollit (EURO 2016) nën hijen e grevave dhe protestave kundër projektrezolutës për reformën e Kodit të Punës, një lëvizje e qeverisë kjo që po e çon vendin në kaos.

Punëtorët e pastrimit të Parisit vendosën për zgjatjen e grevës së tyre deri më datë 14 qershor.

Si pasojë e grevës së punëtorëve të pastrimit, plehrat në shumë lagje të kryeqytetit francez nuk mblidhen që prej 4 ditësh.

Ndërsa për shkak të grevës tashmë 1-javore të punëtorëve të qendrës së asgjësimit dhe riciklimit të mbeturinave në Paris, në rrugët e kryeqytetit janë formuar grumbuj plehrash. Kurse në qendrën e asgjësimit dhe riciklimit të tyre kanë mjaftuar vetëm disa lagje, nga ku plehrat kanë vazhduar të grumbullohen, për ngritur male me mbeturina.

Edhe pse policia franceze i ka ngritur barrierat e vendosura përpara impiantit më të madh të Evropës për asgjësimin dhe riciklimin e mbeturinave, grumbujt e plehrave po rriten çdo ditë e më shumë për arsye se punëtorët nuk i kthehen punës.

Ndërkohë, sindikata e pilotëve të “Air France”, kompania kombëtare ajrore e Francës, bëri me dije përmes një komunikate me shkrim se nuk do të bëjnë hap prapa nga greva, që do të nisë ditën e shtunë.

Sindikata paralajmëroi gjithashtu se për shkak të grevës mund të anulohen deri në 30% të fluturimeve.

Kjo grevë pritet të shkaktojë rreth 30 milionë euro dëme në ditë, ndërkohë që ajo parashikohet të prekë jo pak edhe sportdashësit, që planifikojnë të shkojnë në Francë për të ndjekur EURO 2016-n.

“Greva e pilotëve do të vazhdojë deri më 14 qershor”, sqaron sindikata e lartpërmendur dhe shton se ajo mund të zgjatet në varësi të rrethanave.

Probleme të konsiderueshme në transportin brenda dhe jashtë vendit vazhdon të shkaktojë edhe greva e punëtorëve të Shoqërisë Kombëtare të Hekurudhave Franceze (SNCF).

Sipas parashikimeve, kostoja e derisotme e grevës së filluar nga SNCF-ja më 26 maj rezulton mbi 300 milionë euro.

Nga ana tjetër, protestat në Francë kanë dalë jashtë kufijve të vendit.

Sindikalistët francezë dhe belgë u tubuan dhe protestuan projektrezolutën për reformën e Kodit të Punës në Rekem, zonë e qytetit Menem në provincën e Flandrës Perëndimore të Belgjikës, shumë pranë kufirit franko-belg.

Ata bllokuan trafikun me automjetet e tyre dhe u shpërndanë broshura kundër reformës në fjalë të gjithë qytetarëve, që u detyruan të prisnin zhbllokimin e rrugës.

Miratimi i projektrezolutës për reformën e Kodit të Punës, që e ka shtyrë Francën në një valë të madhe grevash e protestash masive, do të çojë në 12 orë punën maksimale ditore, nga 10 orë që ishte më parë; do t’u japë punëdhënësve të drejtën e nxjerrjes nga puna të punëtorëve, që kërkojnë ndryshime në kontratën e punës; do të reduktojë orarin javor minimal prej 24 orësh për punëtorët me gjysmëkohë, si dhe do të ulë pagesat për punën jashtë orarit.

Qeveria këmbëngul në miratimin e reformës së Kodit të Punës, e cila në thelb u jep më shumë kompetenca pronarëve për të punësuar apo pushuar nga puna punëtorët.

Por sindikatat dhe organizatat e punëtorëve i kërkojnë qeverisë që të tërheqë projektrezolutën nga votimi dhe theksojnë se në të kundërt s’do të bëjnë hap prapa.

Në një njoftim të shtatë organizatave të punëmarrësve, studentëve dhe nxënësve bëhet thirrje për zgjerimin e protestave dhe grevave. Më 14 qershor është paralajmëruar një ditë proteste kombëtare në Paris. Metroja e kryeqytetit të vendit do të bëjë grevë pikërisht sot, më 10 qershor, kur bie bilbili për fillimin e Kampionatit Evropian të Futbollit. Në Francë duket se hendeku është i pakapërcyeshëm për momentin.



Lajme të ngjashme