Francë – EURO 2016 fillon me sherr mes tifozëve

Edhe pse jo ende zyrtarisht, Kampionati Evropian i Futbollit (EURO 2016) ka filluar me sherr mes tifozëve.

Francë – EURO 2016 fillon me sherr mes tifozëve

Edhe pse jo ende zyrtarisht, Kampionati Evropian i Futbollit (EURO 2016) ka filluar me sherr mes tifozëve.

Një grindje në qytetin e Marsejës ndërmjet qytetarëve francezë dhe tifozëve të Anglisë, e cila do të përballet të shtunën me Rusinë në ndeshjen e parë të grupit B, ka degraduar në përplasje fizike.

Sipas një lajmi të bujshëm të mediave në Francë, palët janë konfrontuar gjatë orëve të vona të së enjtes në zonën e portit të vjetër të qytetit, ndërkohë që tifozët britanikë kanë dëmtuar edhe pronën publike.

Përshkallëzimi i mëtejshëm i incidentit është penguar nga ekipet policore franceze, që janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Francës, Pierre-Henry Brandet, njoftoi përmes një interviste televizive se në ngjarje janë plagosur 2 tifozë anglezë dhe 4 policë, ndërkohë që në rajonin e policisë janë shoqëruar vetëm dy persona, njëri prej të cilëve shtetas i Britanisë së Madhe.

Gjatë EURO 2016-s, në Francë pritet të mbërrijnë gjithsej 300 mijë tifozë britanikë.

Anglia bën pjesë në grupin B së bashku me Uellsin, Sllovakinë dhe Rusinë.

“Tre Luanët” do të ndeshen të shtunën (11 qershor) me Rusinë në ndeshjen e parë të grupit B, që do të luhet në Stadiumin “Velodrome” të Marsejës, në orën 21.00.



Lajme të ngjashme