Sulm në Tel Aviv, katër të vdekur pesë të plagosur
Dje, dy persona të armatosur hapën zjarr në një zonë të frekuentuar për jetë nate në Tel Avivin qendror duke vrarë katër veta dhe duke plagosur pesë të tjerë, para se të ndaleshin nga te shtënat e policisë.
507502

”Katër viktimat kanë vdekur nga plagët në sallën e urgjencës”, tha zëvëndësdrejtori i spitalit qendror “Ichilov”, Gil Fire.
Tre nga gjashtë viktimat e plagosura gjithashtu kanë patur plagë me rrezik për jetën por mjekët kanë arritur t’i stabilizojnë.
”Një nga sulmuesit është plagosur nga policia dhe gjithashtu trajtohet në të njëjtin spital”, tha zëdhënësja e policisë Luba Samiri.
Lajme të ngjashme

Kenia do të blejë 118 transportues të blinduar “Hizir” nga Turqia
Ushtria e Kenias njoftoi të hënën se do të blejë 118 transportues të blinduar nga Turqia.
