Franca, “gati” për EURO 2016-n nën hijen e grevave dhe protestave

Kampionati Evropian i Futbollit 2016 (EURO 2016) fillon nesër (të premten) në Francë, nën hijen e rëndë të grevave dhe të protestave masive që kanë tronditur vendin.

Franca, “gati” për EURO 2016-n nën hijen e grevave dhe protestave
taksi fransa grev
fransa terör.jpg
Fransa sembol fotoğraf.jpg
fransa seller.jpg
paris, çöp.jpg
fransa polisi.jpg

Kampionati Evropian i Futbollit 2016 (EURO 2016) fillon nesër (të premten) në Francë, nën hijen e rëndë të grevave dhe të protestave masive që kanë tronditur vendin.

Mbeturinat në Paris nuk mblidhen prej gati një jave si pasojë e grevës, që punëtorët e qendrës së riciklimit të plehrave filluan ditën e martë kundër reformës në Kodin e Punës. Në shumë zona të kryeqytetit francez janë formuar grumbuj mbeturinash.

Në këtë impiant dërgohen çdo ditë me 200 kamionë afro 2 mijë tonë mbeturina dhe riciklohen rreth 700 mijë tonë plehra në vit.

Tjetër efekt negativ po prodhon edhe greva e punëtorëve të transportit hekurudhor, për monumentin e kufizuar vetëm me linjat e brendshme në Francë.

Autoriteti Kombëtar Hekurudhor i Francës bëri me dije se fatura financiare e grevës ka arritur që tani në mbi 300 milionë euro.

Së fundmi, punëtorët e zemëruar të hekurudhave tentuan të pengojnë edhe trenin, që po dërgonte Kupën e EURO 2016-s në Paris, pas ekspozimit të saj në të katër anët e vendit.

Stacioni Verior i kryeqytetit francez u bë skenë e konfrontimeve ndërmjet ekipeve policore dhe punëtorëve, që u përpoqën të pengojnë trenin transportues të trofeut.

Kupa megjithatë u soll në Paris dhe iu dorëzua autoriteteve të futbollit nën mbrojtjen e policisë.

Ndërkohë, pilotët e kompanisë kombëtare ajrore, “Air France”, njoftuan se do të hidhen në grevë mes datave 11-14 qershor.

Sekretari francez i Shtetit për Transportin, Alain Vidalies, i cilësoi si “mungesë përgjegjësie” grevat e filluara përpara EURO 2016-s nga punëtorët e transportit hekurudhor dhe të ndjekura nga pilotët.

Nga ana tjetër, kanë nisur të qartësohen edhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, që goditën Francën javën e kaluar.

Qeveria franceze njoftoi se 782 komuna në gjithsej 16 rajone të vendit janë shpallur zona të fatkeqësisë natyrore.

Zëdhënësi i Parisit zyrtar, Stephane Le Foll, bëri me dije, në një dalje publike pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se 5 persona kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbytjeve, që goditën kryesisht pjesën perëndimore dhe veriore të vendit.

Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në 18 mijë raste, ndërkohë që në shkallë vendi 20 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Kryeministri francez, Manuel Valls, u shpreh se për çdo shtëpi të prekur nga fatkeqësitë do të jepet një ndihmë financiare prej 500 eurosh.

Sakaq, në vendin organizator të EURO 2016-s vijon alarmi i terrorit.

Në stadiumet e përfshira në kalendarin e kampionatit dhe përreth tyre janë rritur ndjeshëm kontrollet policore, ndërsa qeveria nuk njeh kufij në masat e sigurisë.

Qeveria e Francës njoftoi të mërkurën me rastin e EURO 2016-s një aplikacion, që paralajmëron brenda 15 minutave popullatën në rast të një sulmi terrorist.

“I emërtuar ‘Sistemi i Paralajmërimit dhe i Informimit të Popullatës’ (SAIP), ky aplikacion është tashmë në dispozicion falas në gjuhën frënge dhe angleze”, njoftoi Ministria e Brendshme franceze, që shtoi se ky aplikacion kompleton tërësinë e mekanizmave paralajmëruese, si sirena apo udhëzues të forcave të rendit.

Aplikacioni SAIP i mundëson çdokujt të lajmërohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në telefonin inteligjent, në rast të një dyshimi për sulm apo ngjarje të jashtëzakonshme, sulmi bërthamor ose rreziku që kërcënon territorin.

Përgjatë EURO 2016-s, që do të organizohet në datat 10 qershor – 10 korrik, do të luhen gjithsej 51 ndeshje në 10 qytete të Francës.

Sipas parashikimeve, rreth 8 milionë sportdashës pritet të vizitojnë Francën për të ndjekur Kampionatin Evropian të Futbollit.



Lajme të ngjashme