Revista "Forbes": Angela Merkel, gruaja më e fuqishme e botës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është gruaja më e fuqishme e botës, sipas revistës amerikane, "Forbes".

Revista "Forbes": Angela Merkel, gruaja më e fuqishme e botës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është gruaja më e fuqishme e botës, sipas revistës me seli në Nju-Xhersi, "Forbes".

Në vendin e dytë renditet ish-sekretarja amerikane e Shtetit dhe kandidatja aktuale e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, ndërsa në të tretin Janet Yellen, presidente e FED-it.

Në 20 vendet e para ndodhet edhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në të 19-tin.

Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde, mban vendin e 6-të në listën e revistës amerikane, ndërsa Melinda Gates, bashkëshortja e miliarderit Bill Gates, ndodhet në vendin e 4-t.



Lajme të ngjashme