Në Poloni zhvillohet manovra më e madhe e NATO-s

Një muaj larg një mbledhjeje të NATO-s në Varshavë ka nisur në Poloni me pjesëmarrjen e 31 mijë trupave stërvitja “Anakonda” e NATO-s, më e madhja e organizuar në Evropën Lindore që prej rënies së komunizmit.

Në Poloni zhvillohet manovra më e madhe e NATO-s
amerikan birlikleri NATO tatbikatı için Letonya-da2.jpg
amerikan birlikleri NATO tatbikatı için Letonya-da.jpg

Rreth 2 000 ushtarë parashutistë, polakë, amerikanë dhe britanikë, u hodhën sot në veri të Polonisë, në hapje të manovrave më të mëdha të organizuara në Evropën Lindore që prej rënies së komunizmit, për të treguar forcën e krahut lindor të NATO-s përballë Rusisë.

Kjo stërvitje e quajtur “Anakonda” zhvillohet një muaj larg një mbledhjeje të NATO-s në Varshavë më 8 dhe 9 korrik, që i dedikohet përforcimit të pranisë së Aleancës në Evropën e Lindjes.

Agresori imagjinar quhet “Unioni i të Kuqve” që ka si shënjestër vendet baltike dhe veriun e Polonisë.

Skenari i kësaj stërvitje 10-ditore nuk lë dyshime. Ai parashikon mbrojtjen e “Unionit të Bluve” kundër “njerëzve të vegjël të gjelbër”, duke iu referuar trupave me uniforma të gjelbra që morën pjesë në aneksimin e Krimesë (gadishull ukrainas sot nën kontrollin e Rusisë) dhe në konfliktin separatist në Ukrainë.

“Qëllimi i stërvitjes është të verifikohet kapaciteti i vendeve të Aleancës për të mbrojtur krahun e saj lindor”, deklaroi të martën ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz.

Në këtë stërvitje do të marrin pjesë gjithsej 31 000 ushtarë me 3 000 automjete, 105 avionë dhe 12 anije, nga 24 vende, ku 19 vende të NATO-s dhe vendet që janë asociuar me Aleancën në kuadër të Partneritetit për Paqe, si Ukraina.



Lajme të ngjashme