Gjermani – Schauble dhe Steinmeyer kandidatë të mundshëm për president

Mediat gjermane kanë paraqitur ministrin e Financave dhe atë të Punëve të Jashtme si dy kandidatët më të lakuar në rrethet politike për postrin e kreut të shtetit.

Gjermani – Schauble dhe Steinmeyer kandidatë të mundshëm për president

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, kristiandemokrat (CDU), si dhe ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier, socialdemokrat (SPD), janë dy kandidatë të mundshëm të cituar nga media gjermane për të zëvendësuar vitin e ardhshëm Presidentin Joachim Gauck, i cili njoftoi të hënën se nuk do të garonte për një mandat të dytë.

Emra të tjerë janë ai i kryetarit të parlamentit, Norbert Lammert (CDU) dhe i bavarezes Gerda Hasselfeldt, shefe e grupit parlamentar të Unionit Kristian-Social (CSU) në Bundestag.

Gjermania zhvillon vitin e ardhshëm edhe zgjedhjet parlamentare. Kancelarja Angela Merkel nuk i ka publikuar ende vendimet e saj politike.



Lajme të ngjashme