Gjermani – Presidenti Gauck nuk do të rikandidojë

Në një konferencë shtypi Presidenti në detyrë i Gjermanisë, Joachim Gauck tha se këtë mandat do ta çojë deri në fund, por nuk do të jetë kandidat për të dytën herë.

505254
Gjermani – Presidenti Gauck nuk do të rikandidojë

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të dytën herë për president i vendit.

Presidenti Gauck, i cili është afër fundit të mandatit, në një konferencë shtypi që organizoi tha se do ta çojë deri në fund këtë proces, por nuk mund të garantojë se do të ketë energjinë e nevojshme edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar.

Sot 76 vjeç, Gauck ishte zgjedhur presidenti i 11-të i Gjermanisë në mars të vitit 2012 pas dorëheqjes së presidentit pararendës Christian Wulff. Në Gjermani, presidenti zgjidhet për pesë vite dhe mund të shërbejë më së shumti dy mandate.

Mendohet që një vendim i tillë i Gauck do të shkaktojë një garë mes partive pjesë e koalicionit, gjë kjo që mund ta vendosë Kancelaren Angela Merkel në një situatë të vështirë.

Në vitin 2017 Gjermani do të shkojë para kutive të votimit edhe për të zgjedhur presidentin, edhe anëtarët e Bundestagut.


Fjalët Kyçe: #Joachim Gauck , #Gjermani

Lajme të ngjashme