Angli - Deputetët pro qëndrimit në BE përgatiten për më të keqen

Deputetët e Dhomës së Komuneve, të cilët janë pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, po përgatiten për më të keqen në rast të fitores së euroskeptikëve në referendumin e 23 qershorit.

Sipas gazetës britanike, "The Guardian", që citon burime të qeverisë, do të duhej një mazhorancë bindëse nga shumë parti parlamentare, që do të ishin të gatshme të nxirrnin një sërë pengesash në "Westminster" lidhur me ligjet, që do të mundësonin Brexit-in, duke filluar nga një dalje e mundshme nga tregu unik evropian, me shpresën edhe të krijimit të mundësive për krijimin e kushteve për një referendum të dytë.

Kjo hipotezë, që për momentin është pastërtisht teorike, interpretohet nga fushata "Voto për Largimi" (Vote Leave) si sinjal frike nga kundërshtarët e daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni.

Lajme të ngjashme