Myslimanët e Amerikës falin namazin e parë të teravisë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u fal namazi i parë i teravisë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

505151
Myslimanët e Amerikës falin namazin e parë të teravisë

Xhamia e Qendrës së Dijanetit të Amerikës që është në afërsi të Kryeqytetit Uashington dhe gjithashtu xhamia më e madhe në këtë vend, solli pranë të gjithë myslimanët e rajonit në namazin e teravisë të parë të Ramazanit.

Shumë myslimanë amerikanë me rrënjë të ndryshme etnike dhe turqit që jetojnë në këtë rajon u dyndën drejt xhamisë.

Myslimanët që jetojnë në lindje të Amerikës që është 7 orë mbrapa Turqisë, këtë vit do të agjërojnë mbi 16 orë.

Qendra e Dijanet të Amerikës, ku gjendet edhe xhamia më e madhe e SHBA-së, e inauguruar zyrtarisht në muajin prill nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, është një nga lokalitetet më të rëndësishme të kryerjes së obligimet fetar të myslimanëve që jetojnë në kryeqytetin Uashington, Maryland dhe Virginia.



Lajme të ngjashme