Kerry: Duhet vazhduar presioni mbi Korenë e Veriut

Vazhdimin e presionit të komunitetit ndërkombëtar mbi Korenë e Veriut për të bllokuar programet e saj bërthamore dhe balistike Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e gjykoi si të domosdoshme në prani edhe të presidentit kinez në Pekin.

505044
Kerry: Duhet vazhduar presioni mbi Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e gjykoi si të domosdoshme, të hënën në Pekin në prani të presidentit kinez Xi Jinping, mbajtjen e presionit të komunitetit ndërkombëtar mbi Korenë e Veriut për të bllokuar programet e saj bërthamore dhe balistike.

“Ne mendojmë se është e domosdoshme të mbahet presioni mbi Korenë e Veriut për të ndërprerë të gjitha veprimet që kërcënojnë fqinjët e saj, paqen dhe sigurinë në rajon”, deklaroi Kerry në hapje të Dialogut Strategjik dhe Ekonomik vjetor SHBA-Kinë, nën tensione të larta këtë vit për shkak të mosmarrëveshjeve në detin e Kinës Jugore.



Lajme të ngjashme