Francë – Fatura e përmbytjeve mund të shkojë në 2 miliardë euro

Fatura e dëmeve nga përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të mëdha, që vazhdojnë prej një jave në Francë, mund të shkojë në afro 2 miliardë euro, sipas kompanisë franceze më të madhe të sigurimeve, “MAIF”.

Francë – Fatura e përmbytjeve mund të shkojë në 2 miliardë euro
fransa yağış.jpg
fransa yağış.jpg
fransa sel 9.jpg
fransa şiddetli yağış.jpg
fransa sel.jpg
fransa sel.jpg

Fatura e dëmeve nga përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të mëdha, që vazhdojnë prej një jave në Francë, mund të shkojë në afro 2 miliardë euro, sipas kompanisë franceze më të madhe të sigurimeve, “MAIF”.

Në një mbledhjet të posaçme rreth përmbytjeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeministri Manuel Valls njoftoi se do të krijohet një fond emergjence prej dhjetëra-miliona eurosh për të shpaguar dëmet e të prekurve nga kjo fatkeqësi natyre.

Sakaq, niveli i alarmit kundër përmbytjeve mbetet “portokalli” në 14 rajone të Francës, mes të cilave Normandia dhe rajoni parisien. Ngjyra portokalli pasqyron një shkallë më të ulët sesa niveli maksimal i alarmit kundër përmbytjeve, që paraqitet me të kuqe.

Autoritetet franceze të sinoptikës paralajmëruan se reshje shiu në zonat qendrore të vendit mund të ketë edhe gjatë ditëve në vijim, por pa rrezik përmbytjesh, të paktën për momentin.

Ndërkohë, trafiku rrugor në Paris është paralizuar prej një jave për shkak të bllokimit të rrugëve përgjatë lumit Senë.

Ministrja franceze e Mjedisit, Segolene Royal, deklaroi të shtunën se ujërat e Senës ishin stabilizuar, por do të duhen disa ditë që të ktheheshin në normalitet.

“Aktualisht niveli i ujërave në Paris është kthyer në 6 metra, ndërsa lumi Senë do të mbetet në nivel të lartë për disa ditë. Ujërat nuk kanë shënuar pasoja të rënda në Paris, ndonëse janë përmbytur katet e para të disa ndërtesa dhe bodrume”, theksoi ajo.

Muzetë e njohur të Luvrit dhe Orsesë zhvendosën veprat e çmuara të artit për t’i ruajtur, ndërsa u ndërpre qarkullimi në disa zona të kryeqytetit. Bëhet e ditur se Luvri nuk do të hapet përpara ditës së mërkurë, ndërkohë që Muzeu i Orsesë filloi sërish të vizitohet sot.

Kryeministri Valls njoftoi në fundjavë se përmbytjet kishin shkaktuar të paktën 4 të vdekur dhe 24 të plagosur.

Të shtunën në mëngjes niveli i ujërave të lumit Senë u rrit në 6.1 m, duke iu afruar atij të përmbytjeve të vitit 1982, kur ai arriti në 6.18 metra.

Rritja e nivelit të Senës detyroi autoritetet që të mbyllin linjën e metrosë në afërsi të tij dhe të ndalojnë shëtitjet me varka në lumë.

Edhe nëse Sena fryhej sërish, ai do të mbeste nën rekordin e vendosur në vitin 1910, kur uji arriti në 8.6 m duke detyruar dhjetëra-mijëra banorë të Parisit të braktisin shtëpitë, sidomos në periferitë e tij.

Deputetët ishin detyruar të shkonin me varkë në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare, që ndodhet në anë të lumit Senë.

Gjendja normale në Paris ishte rikthyer vetëm pas 45 ditësh.



Lajme të ngjashme