Austria propozon mbajtjen e refugjatëve në ishuj

Në një intervistë për gazetën “Die Presse” ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz tha se BE-ja duhet të ndjekë shembullin e Australisë, e cila thyen guximin duke i mbajtur refugjatët në ishuj.

Austria propozon mbajtjen e refugjatëve në ishuj
akdeniz kaçak göçmen.jpg

Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, ka theksuar se Bashkimi Eruropian duhet të mbajë refugjatët në qendrat e paraburgimit në ishuj.

Në një intervistë botuar në gazetën "Dei Presse", Kurz tha se BE-ja duhet të ndjekë shembullin e Australisë e cila thyen guximin duke i mbajtur refugjatët në ishuj.

Kurz duke rikujtuar se një model i ngjashëm është përdorur në gjysmën e parë të shekullit të 20-të në SHBA, ku refugjatët e mbërritur në Nju-Jork u dërguan në ishujt Ellis, ai tha se "Sigurisht që modeli i Australisë nuk mund të zbatohet plotësisht, por ai mund të zbatohet në Europë me të njëjtin princip."

“Mijëra migrantë që presin në veri të Afrikës duhet të kuptojnë se të shpëtohesh në det nuk është një biletë për në qendër të Evropës”, tha ministri austriak i Partisë Popullore (OeVP) për gazetën “Die Presse”.

“Bashkimi Evropian duhet të përcaktojë qartësisht se kushdo që përpiqet të hyjë në Evropë ilegalisht do të humbasë të drejtën për azil”, theksoi Kurz, duke shtuar se aplikimet për azilkërkuesit duhet të bëhen në qendrat e OKB-së në veri të Afrikës.

Austria ka rikthyer kontrollin në kufij që në muajin shtator të 2015 si përgjigje ndaj valës së migrantëve dhe azilkërkueseve që vinin nga rruga ballkanike.



Lajme të ngjashme