32 civilë dhe 3 ushtarakë iranianë vriten në bombardimet e fundit në Halep

Të paktën 32 civilë e 3 ushtarë iranianë kanë gjetur vdekjen dhe me dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore që njësi të aviacionit ushtarak të regjimit të Esadit dhe Rusisë kanë kryer në zonat e kontrolluara nga opozitarët në qytetin e Halepit.

505058
32 civilë dhe 3 ushtarakë iranianë vriten në bombardimet e fundit në Halep

Si pasojë e sulmeve me bomba vakum dhe fuçi të ndërmarra në rajonet e kontrolluara nga kundërshtarët e qeverisë siraine, në Halep, nga regjimi i Esadit dhe njësi të aviacionit rus në Siri kanë humbur jetën 32 civilë dhe 3 ushtarë iranianë, ndërsa janë plagosur me dhjetëra të tjerë.

Sipas lajmeve të medias iraniane ushtarakët Riza Rustemi Mukadem (me gradën kolonel), Kudret Abdiyani dhe Murteza Museyibzade, të tre pjesëtarë të Gardës Revolucionare janë vrarë gjatë përleshjeve në Siri.

Pas sulmeve ajrore shumë shtëpi dhe dyqane në qytet janë shkatërruar dhe janë të papërdorshme.

Ndërkohë në qytet është rrëzuar edhe një avion luftarak i paidentifikuar.

Vetëm dihet se në zonën ku ra avioni opozitarët luftojnë kundër njësive të regjimit dhe grupeve që mbështeten nga Irani.

Organizata e Monitorimit të të Drejtave të Njeriut në Siri me seli në Londër deklaroi se nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të avionit në fjalë.

Në komunikatën e lëshuar nga kjo organizatë thuhet se avioni luftarak mund të ketë rënë për arsye të ndonjë defekti teknik ose është goditur me ndonjë raketë nga opozitarët.

Forcat e udhëhequra nga Front i al-Nusrës që nga dita e premte e këtej vazhdojnë të dominojnë situatën në terren në jug të Halepit.



Lajme të ngjashme